Ligori:Protestë kundër Berishës më 8 mars

Mar 7, 2011 | 10:06

Deputetja e PS-së, Shega Ligori, u këkroi dje grave të protestojnë në datën 8 mars kundër qeverisë. Sipas Ligorit, në 8 mars, Ditën e Gruas, duhet të protestohet kundër qeverisë aktuale. “Për këta 30 shqiptarë ne do të jemi në shesh në 8 Mars. Si nëna, motra, bija të tyre, do të protestojmë përpara se ky pushtet vrasës të marrë të tjera jetë. Në Shqipërinë që synon integrimin europian nuk mund të ketë krim pa ndëshkim, edhe kur autor është pushteti. Ne do të protestojmë për jetët që pushteti ka marrë për t’u pasuruar vetë financiarisht, për 30 aktet e pashembullta të vrasjes nga oborri i Sali Berishës. Vrasësit nuk mund të vazhdojnë të jenë në pushtet pas krimeve,e këto 30 thirrje për drejtësi do të na çojnë të gjithave në shesh, në 8 Mars për të kërkuar shtetin e së drejtës në emër të tyre e në emër të së ardhmes sonë”, tha Ligori. Sipas saj “shumë shpejt do të jetë tre vjetori i 15 marsit, atij kobi kombëtar të shkaktuar nga një pushtet i korruptuar e vrasës, i cili si organizatat kriminale vendos përfitimin mbi gjithçka, qoftë edhe mbi jetët e qytetarëve”.

© Panorama.al

Te lidhura