Ligjet, miratohet me konsensus Kodi Rrugor

Nov 21, 2011 | 11:51
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Miratohet me konsensus projektligji për Kodin Rrugor në Komisionin e Ligjeve. Në mbledhjen e sotme, pasi u debatuan edhe njëherë propozimet e përfshira në këtë kod nga ana e opozitës, ligji kaloi me konsensus.

Pjesë e mbledhjes së sotme ishte edhe diskutimi i buxheti i vitit 2012-të. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, duke analizuar buxhetin ka deklaruar se falë tij do të bëhen një sërë reformash të rëndësishme për drejtësinë.

Ai ka deklaruar se shumë shpejt do të bëhet “reformimi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive”. Me anë të tij do të bëhen të mundura inspektimet për regjistrimin e pasurive online´, si dhe sistemi i përmbarimit privat. Ndërkohë gjatë vitit 2012-të do mundësohet instalimi i plotë i kamerave në gjykata.

© Panorama.al

Te lidhura