Ligjet me 3/5, Xhafaj i dorëzon draftin Topallit

Nov 9, 2011 | 13:31
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Nënkryetari i komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka dorëzuar sot në Kuvend draftin e socialistëve për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament, pra dhe votën e opozitës.

Paraditen e sotme, drafti me gjithë propozimet e PS-së për qasjen ndaj këtyre ligjeve i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Sipas Xhafajt, qëllimi i draftit të paraqitur synon një reformë tërësore me ekspertizë vendase e të huaj dhe jo shtim i ligjeve në mënyrë formale.

Ai ka sqaruar se synimi kryesor mbetet reforma ne drejtesi, nisur nga shqetesimet e shumta qe ka ne kete drejtim.

© Panorama.al

Te lidhura