Liga e Europës/ Udineze me “bebet” ndaj Sëlltikut

Sep 29, 2011 | 10:08

Udineze e nisi mirë aventurën e saj në Ligën e Europës, duke fituar ndeshjen e parë në shtëpi përballë Rene me rezultatin 2-1. Por, për transfertën shumë të vështirë kundër skocezëve të Sëlltikut, trajneri Françesko Guidolin është në emergjencë të plotë, sepse për takimin e sotëm duhet të bëjë— ka kapitenin Antonio di Natale, sulmuesin tjetër Antonio Floro Flores dhe talentin rumun Gabriel Torje. Duke parë tërë këto mungesa, friulanët do të shkojnë në Gllazgou, me një skuadër e cila mesatarisht ka një moshë jo më të madhe se 20 vjeç. Trajneri Guidolin ka grumbulluar për këtë takim 20-vjeçarin Pereyra, që pritet të debutojë për bardhezinjtë në këtë sfidë, ndërkohë që në sulm do t’i takojë 20-vjeçarit tjetër Diego Fabrini të tentojë të godasë skocezët. Edhe mesfusha me Badu, Abdi, Islan dhe Batokion nuk e kalon mesatarisht këtë moshë.

© Panorama.al

Te lidhura