Liga Arabe ka paraqitur të dielën në Kajro një propozim të ri për t’i dhënë fund dhunës në Siri. Sipas tij, Presidenti Bashar Al Asad duhet të dorëzojë një pjesë të pushtetit e të krijojë qeverinë e unitetit kombëtar. Regjimi i tij duhet të fillojë dialogun me opozitën brenda dy javësh. Ndërsa brenda dy muajsh duhet të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, ndërsa në këtë periudhë vendin duhet ta udhëheqë një qeveri e unitetit kombëtar. Por dje Asad e cilësoi ndërhyrje në punët e brendshme vendimin e Ligës Arabe. Ndërkohë, Liga vendosi që vëzhguesit ndërkombëtarë duhet të mbeten në këtë vend edhe një muaj, por pa Arabinë Saudite, e cila nuk ishte dakord me këtë plan. Edhe ministrat e Jashtëm të BE-së kanë vendosur të hënën sanksione të tjera kundër 22 anëtarëve të tjerë të udhëheqjes siriane, si dhe ndaj tetë sipërmarrjeve.











