Libia, KS refuzon mbledhjen e jashtëzakonshme

Mar 22, 2011 | 10:10

Nderkohe qe Libia ka kaluar naten e trete mes bombardimesh, Këshilli i Sigurimit ka refuzuar kërkesën e saj për mbledhje të jashtezakonshme për të diskutuar mbi sulmet ajrore ndaj këtij vendi pas vendosjes së zonës së ndalim fluturimeve. Lajmin e kane dhene vete diplomatet e KS-se, duke dekalruar se ne vend te kesaj do te mbahet nje tjeter mbledhje.
Në vend të saj, këshilli ka vendosur që të enjten të mbajë një takim për të diskutuar se si po zbatohet rezoluta për mbrojtjen e civilëve në Libi.

Mungesa e unitetit

Të paktën BE-ja arriti të pajtohej për sanksione të mëtejshme kundër personave dhe institucioneve libiane. Me gjasa sanksionet kundër industrisë së naftës do të pasojnë së shpejti.

Por Evropa është e ndarë edhe në pyetjen, se kush duhet ta udhëheqë në të ardhmen aksionin ushtarak. Deri tani ishte një nismë e shteteve të veçanta, fillimisht Francë, Britani e Madhe dhe SHBA, tani shtohen edhe të tjera. Por ministri i jashtëm italian Franco Frattini gjykon, se tani kërkohet NATO-ja.

“Ne besojmë se ka ardhur koha që nga një koalicion të vullnetëshmve të mbërrijmë te një qasje brenda NATO-s, e bashkërenduar më mirë. Sepse NATO-ja ka aftësinë, përvojën për të drejtuar një aksion të mirëkoordinuar.“

Por te NATO-ja grindja vazhdon. Franca është kundër marrjes së komandës nga aleanca, sepse, thotë ajo, NATO-ja ka nam tepër të keq në botën arabe. Edhe Turqia është e mbyllur ndaj kësaj. Dhe kur vetëm një anëtar i NATO-s thotë jo, nuk shtrohet për diskutim një udhëheqje prej NATO-s. (DW)

© Panorama.al

Te lidhura