Majlinda Angoni nuk do të jetë më prefektë e Qarkut të Shkodrës. Me anë të vendimit të sotëm të Këshillit të Ministrave ajo është liruar nga kjo detyrë për t’u zëvendësuar nga një zonjë tjetër, Holta Duda.
Gjithashtu Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra si prefekt i Gjirokastrës të Odise Kotes, i cili do të lirojë vendin për Albana Hasanaj.
Ndryshimet:
– Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.
– Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.
– Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.
© Panorama.al












