Legarde: Gjermania të japë më shumë para për të evituar shkatërrimin financiar

Jan 24, 2012 | 12:29

Kryemenaxhuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Legarde, ka paralajmëruar për rrezikun e kthimit të “momentit të 1930-s”  për ekonominë botërore, nëse Europa nuk zgjidh problemet e saj fiskale, dhe tha se Gjermania duhet të kontribuojë me më shumë para për të evituar shkatërrimin financiar. Në një apel publik të hënën në Berlin, Lagarde theksoi se zyrtarët e fondit nuk po gjenin qetësi mbi potencialin e Europës për të ndikuar në ekonominë botërore. Çdo ngjarje, qoftë edhe në Greqi, çdo falimentim banke, çdo shkëputje e tregjeve financiare në rajon, mund të nxisë probleme të mëdha në ekonominë botërore. Ndërkohë Gjermania dhe Franca u kanë bërë thirrje kreditorëve privatë që të kthehen në negociata me Greqinë dhe të pranojnë marrëveshjen me të. Greqia po përballet me falimentimin, duke sjellë probleme të tjera në eurozonë, në rast se nuk arrin marrëveshjen e plotë për marrjen e paketës së dytë të huas.

© Panorama.al

Te lidhura