Mbante postin prej më shumë se dy vitesh, jep dorëheqjen prefekti i Qarkut të Lezhës

Jan 17, 2025 | 9:38

Gjergj Prendi, i cili mbante postin e prefektit të Qarkut të Lezhës prej më shumë se dy vitesh, ka dhënë dorëheqjen.

Gjergj Prendi 1

Raportohet se ai ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë pranë Këshillit të Ministrave.

Nuk dihen ende arsyet pse Gjergj Prendi ka hequr dorë nga posti që e mbante prej muajit prill 2022.

Gjergj Prendi mori detyrën e Prefektit të Qarkut Lezhë pas lirimit nga detyra të Gjokë Jakut.

“Z. Gjokë Jaku, prefekt i Qarkut të Lezhës, lirohet nga kjo detyrë. Z. Gjergj Prendi emërohet prefekt i Qarkut të Lezhës”, thuhej në vendimin e Këshillit të ministrave më 6 prill 2022.

Gjergj Prendi ka mbajtur edhe më herët detyrën e prefektit të Lezhës, por u shkarkua nga detyra në Maj 2019 pasi qëndroi në këtë post rreth 18 muaj dhe në vend të tij u emërua Gjokë Jaku, i cili ka qenë prefekt i Shkodrës, kryebashkiak i Lezhës, deputet i Partisë Socialiste, Zv Minister i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si edhe ka mbajtur postin e Zv\kryeregjistruesit të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë.

 

© Panorama.al

Te lidhura