Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot (19 gusht) në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, është plagosur me armë zjarri shtetasi Lorenc Kosta, nga autori me iniciale E.G., teksa ka qenë duke ecuar në trotuar.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja.
Janë ngritur postblloqe dhe janë sekuestruar kamerat e zonës për kapjen e autorit.
© Panorama.al











