VIDEO/ Shpërthimi në flakë i një makine “Tesla Cybertruck” në hyrje të hotelit të Trump, raportohet për një viktimë dhe disa të lënduar

Jan 1, 2025 | 22:19

Një person thuhet se ka ndërruar jetë për shkak të shpërthimit në flakë të një mjeti tip “Tesla Cybertruck” në hyrje të Hotelit Ndërkombëtar Trump, mëngjesin e 1 Janarit.

cybertruckekgrhgeiarthrou

Shpërthimi u raportua në hotel vetëm pas orës 8:40 të mëngjesit dhe ekipet zjarrfikëse gjetën një Cybertruck të vitit 2024 të përfshirë nga flakët, tha sherifi i Las Vegas Kevin McCahill në një konferencë shtypi.

“Ka një individ të vdekur brenda Cybertruck dhe nuk e di nëse është mashkull apo femër në këtë moment,” tha McMahill.

Shtatë viktima të tjera pësuan ato që McMahill i përshkroi si lëndime “të lehta” si rezultat i shpërthimit.

Jeremy Schwartz, agjent special në krye të FBI-së në Las Vegas, gjithashtu konfirmoi gjatë konferencës për shtyp se ekipi i tij është i përfshirë në hetim.

© Panorama.al

Te lidhura