VIDEO/ Flamur Noka përplaset fizikisht me gardën, gjuan me bidon uji Taulant Ballën! Spiropali e përjashton

Feb 13, 2025 | 13:13

Seanca e sotme parlamentar është shoqëruar me tensione të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Në një moment teksa po fliste Taulant Balla, deputeti i PD, Flamur Noka është drejtuar drejt tij, duke u përplasur fizikisht me punonjësit e gardës.

Më pas Noka ka marrë një bidon uji në tavolinat e Kuvendit dhe e ka hedhur drejt ministrit Balla.

“Lërë mo ti lërë, se je bërë qesharak komplet, lërë të përgigjet njëherë të vetme”, tha Balla për Flamur Nokën.

Në këtë momente deputeti i PD është kthyer me vrap dhe është nisur drejt Ballës, i cili ndodhej në tavolinën e tij, vë vendin ku qëndrojnë ministrat.

Është dashur ndërhyrja e punonjësve të Gardës, për të qetësuar deputetin e PD-së.

Në këtë moment, kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali tha se Flamur Noka është i përjashtuar.

“Ndërpritet seanca dhe jeni të përjashtuar”, tha Spiropali.

Balla: Merreni këtë se është i  çmendur. Sali merre paketoje këtë. Punë të mbarë Sali në opozitë.

noka balla tensione parlament  (2) noka balla tensione parlament  (3) noka balla tensione parlament  (1)

© Panorama.al

Te lidhura