Ish-deputeti socialist Petro Koçi, foli pasditen e sotme në News 24 lidhur me zgjedhjet që po afrojnë. Ai u pyet nga moderatorja Ola Bruko edhe për praninë e asistentit të Trump, Chris LaCivita në krah të Berishës.

Koçi thotë se LaCivita është kukull e parave të Berishës. Më tej thotë se realitetin e PD-së nuk e ndryshon dot një këshilltar.
Sakaq, në fjalimet që ka mbajtur janë të shkruara prej Berishës shton Koçi.
Petro Koçi: Kam dëgjuar një demokrat në takime, tha edhe të vijë vetë Trump nuk fiton dot. Realiteti në PD nuk ndryshon dot nga një këshilltar që vjen këtu për të punuar 4-5 javë. Sepse një strategji ndërtohet shumë shumë më herët. Nuk ka asnjë indikacion deri tani. LaCivita është kukull e parave të Berishës.
Se sa para janë nuk e di. Për ta justifikuar dhe që nuk mund të jetë prezent, ka tejkaluar pozitën e këshilltarit dhe del publikisht. Dhe lexon atë që i shkruan Berisha. Nuk gjen dot ndonjë tezë që të çudit. Janë tezat e Berishës të konsumuar për 12 vjet. Tani ndofta për të balancuar imazhin e rrënuar të Berishës del dhe vetë. Por tha vij këtu privatisht jo si përfaqësues i administratës. PD e paraqet si ndihmesë e administratës amerikane.
© Panorama.al











