Laç, goditet në kokë me send të fortë

Mar 21, 2011 | 10:14

Në pjesën e dytë të ndeshjes, rreth minutës së 75-të, mesfushori nigerian i Dinamos, Nuredin Orelesi, është goditur në kokë me një send të fortë, që ka ardhur nga tifozët kurbinas. Këtë e vërteton dhe vetë futbollisti, i cili për “Panorama Sport” ka deklaruar: “Po, është e vërtetë që jam goditur në kokë. Ishte një diçka e madhe, që m’u duk si gur, por që nuk e pashë mirë. Për fat të mirë, nuk pata probleme”, ka thënë Orelesi. Megjithatë administratori i bluve, Ismet Saliaj, ka shpjeguar që nuk ishte goditja e Orelesit ishte ajo që ndikoi në rezultatin e ndeshjes. “Ajo që duhet të pranojmë ne, është se ndeshjen e kemi humbur për fajin tonë. Po të mos shënosh, e pëson, dhe kjo na ndodhi neve. Patëm një mori rastesh, të cilat dhe për egoizëm, sepse kërkonin t’i realizonin vetë, nuk u kthyen në gol. Ambienti ishte tepër i ngrohtë në Laç, shto këtu dhe presidentin kurbinas, Pashk Laska, kështu që ndeshja është humbur nga ne”.

© Panorama.al

Te lidhura