TIRANE- Prezantohen maketet për Parlamentin e Ri, komples që sikundër është vendosur do të ngrihet tek piramida. Prezantimi është bërë paraditen e sotme, në mejdiset e Kuvendit.
12 maketet, jane punime te firmave më të njohura evropiane dhe botërore dhe përfaqësojnë ndër modelet më të arrira arkitekturore, kombinuar me elementë të jashtëzakonshëm të modernes, traditës dhe bashkëkohores.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli prezantoi elementet kryesore të çdo maketi, shoqëruar dhe nga komentet përkatëse të arkitektit. “Kompleksi i ri parlamentar do të jetë monumenti i kombit dhe i demokracisë. Përmes gjuhës së arkitekturës, përmes peshës së sovranit i materializuar në godinën e kompleksit që do të ndërtohet, Parlamenti i ri shqiptar, do të jetë një shans dhe për kryeqytetin e vendit”- tha Topalli, ne fjalen e saj ne hapje te ekspozites.
Kompleksi i ri parlamentar, i cili do të ndërtohet ku ndodhet Piramida, parashikon të ketë më se 17 010 metra katrorë zyra. Projektit i kërkohet edhe një apartament më se 250 metra katrorë për Kryetarin e Kuvendit, i cili do të mund të banojë në të, si dhe të presë homologët e tij në vizita zyrtare.
Por, për kreun e Kuvendit do të ketë edhe një restorant më vete prej 70 metrash katrorë, me kapacitet prej 30 vetash, për ta përdorur për dreka e darka zyrtare. Sipas projektit të ri, do të ketë më se 13 salla për komisione parlamentare, si dhe 2 salla për konferenca shtypi. Do të ketë edhe një sallë për mbledhje komisionesh të përbashkëta. Parashikohet të ketë edhe salla për bibliotekën, apo sallë leximi për arkivin e Kuvendit të Shqipërisë.
© Panorama.al











