Kuvendi, ligji për shembjen e Piramidës

Mar 11, 2011 | 11:58

Juristët e Kuvendit kanë depozituar në protokollin e Kuvendit, në datën 1 mars projektligjin “Për Ndërtimin e Kompleksit Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë”. Ky projektligj parashikon ndërtimin e Kuvendit të ri, në vendin ku ndodhet Piramida sot.

Në këtë nismë ligjore është parashikuar me një dispozitë tranzitore, koha e prishjes së Piramidës. Ardhja e këtij projektligji për miratim në Kuvend në këtë kohë, kishte të bënte edhe me respektimin e një procedure tjetër.

Piramida konsiderohej si monument kulture dhe prishja e saj ishte e pamundur. Por tashmë ajo nuk është më një monument kulture, pasi është çregjistruar nga regjistri i monumenteve.

Një lajm të tillë e konfirmoi për gazetën “Panorama” pak dite me pare,ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Ferdinand Xhaferri, i cili u shpreh se Piramida nuk është më pjesë e monumenteve, që ruhen me ligj të veçantë. Në këtë mënyrë i hapet rruga prishjes së Piramidës dhe ndërtimit në vend të saj të parlamentit të ri.

© Panorama.al

Te lidhura