Kuvend, Ruçi i propozon mazhorancës një paketë 10 pikash

Sep 22, 2011 | 16:23

Kreu u grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi i parashtroi maxhorancës 10 pika për të cilat duhet filluar puna sa më shpejt. Ruçi tha se duhet filluar me negociatat mes palëve për gjetur një zgjidhje për krizën politike në vend, si një kërkesë imediate e Brukselit.

Ruçi kërkoi nga maxhoranca, rikthimin e parlamentarizmit në këtë vend. Opozita e ka bërë hapin e saj, tha Ruçi, ne ju kemi çuar një paketë. Sot do të ishte shumë mirë që të diskutohej dhe t’i jepej një mesazh Brukselit.

Sipas tij, një tjetër pikë janë zgjedhjet vendore, “Zgjedhjet ishin një shans i humbur, vjedhja u pa nga të gjithë. Gjeja e parë që duhet të diskutohej, duhet të ishin zgjedhjet, edhe për këtë opozita e ka bërë hapin e saj, tha ai.

Kreu i grupit parlamentar kërkoi që të bëhej një paketë antikorrupsion si dhe për luftën kundër krimit të organizuar.

Kapja e institucioneve të shtetiti, është një tjetër problem , tha Ruçi.

“Opozita është gati të negociojë për të gjitha institucionet e pavarura. Shqipëria nuk vuan nga mungesa e ligjit, por nga zbatimi, ja ku jeni zbatojeni. Liritë dhe të drejtat e  njeriut, dhe ato të medias”

Këto janë 10 pikat që kërkon opozita, tha Ruçi, duke shtuar se ky është qëllimi pse opozita është në parlament.

Në një kundërpërgjigje për këto parashtrime, kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, tha se “sot të gjithë prisnin që rikthimi i opozitës të ishte serioz. Ai e quajti rikthimin e opozitës, një taktikë dredharake, ndërsa shtoi se, “sot ishte rasti për të thënë se integrimi eshte interesi ynë kombëtar”

© Panorama.al

Te lidhura