Kuvend, betohen pesë deputetët e rinj

Mar 31, 2011 | 10:19

TIRANE- Ne seancen e sotme te Kuvendit u betuan 5 deputetet e rinj, qe zevendesojne ish-deputetët që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 8 majit. Aurel Bylykbashi, Kosta Barka dhe Ndriçim Babasi do të zëvendësojnë kandidatët e koalicionit të djathtë Lulzim Basha, Ardian Kollozi dhe Ferdinand Xhaferri të cilët kandidojnë përkatësisht për bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Kurse per Partine Socialiste, deputetët e rinj do të jenë Arjon Muçaj dhe Ndrec Deda, të cilët do të zëvendësojnë Fatos Tushen dhe Gjok Jakun kandidatë për bashkitë e Lushnjes dhe Lezhës. Mesohet se paraprakisht Keshilli per Regulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh para fillimit të seancës plenare për të kryer procedurat formale të pranimit të deputetëve të rinj, që u betuan me pas ne sallën e Kuvendit.

© Panorama.al

Te lidhura