TIRANË- Konferenca e kryetarëve u mblodh paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit.
Mbledhja është thërritur nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe në të eshte diskutuar dhe miratuar kalendari tre javor i punimeve të Kuvendit, seanca e parë e të cilit për këtë sesion parlamentar nis ditën e hënë.
Partia Socialiste është bërë pjesë e mbledhjes, përfaqësuar nga kreu i grupit të saj parlamentar, Gramoz Ruci. Pas mbledhjes, palet nuk kane dhene asnje deklarate per mediat.
Një ditë më parë, kryetarja Topalli ftoi opozitën të jetë pjesë e punës së Kuvendit dhe të japë kontributin e saj shumë të rëndësishëm për reformën zgjedhore dhe plotësimin e 12 rekomandimeve të KE për integrimin e vendit në familjen evropiane.
© Panorama.al











