PRISHTINE- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar sot aktvendimin e plotë mbi zgjedhjen e Bexhet Pacollit si president, duke sqarur arsyet qe e bejne zgjedhjen e tij, antikushtetuese. Në aktvendim thuhet se zgjedhja e tij si president pa asnjë kundërkandidat ka paraqitur shkelje të nenin 86.6 të Kushtetutës së Kosovës. Po ashtu edhe mungesa e kuroimit është vlerësuar si antikushtetuese.
“Gjykata vëren se Korniza Kushtetuese qendron e heshtur lidhur me numrin e kandidateve per zgjedhjen e Presidentit te Kosoves. Megjithate, ndryshe nga Korniza Kushtetuese, neni 86 i Kushtetutes se Republikes se Kosoves permend ne menyre te qarte (jo-ambiguoze) se duhet te kete me shume se nje kandidat ne raundin e pare dhe te dyte, si dhe ne raundin e trete. Eshte e qarte se hartuesit e Kushtetutes kane zgjedhur formulimin e fjaleve te nenit 86 te Kushtetutes me qellim qe te devijojne nga sistemi i parapare ne Kornizen Kushtetuese, duke perqafuar keshtu nje sistem me demokratik ku me shume se nje kandidat nevojitet para se te vihet ne levizje procedura per zgjedhjen e Presidentit te Republikes se Kosoves. Procedura e zgjedhjes eshte krijuar me qellim qe te siguroje, qe me shume se nje kandidat i nominuar per t’u zgjedhur si President, ai, qe morl shumicen e votave do te zgjidhej si perfaqesues i popullit te Kosoves. Nese qe\limi i hartuesve te Kushtetutes do te kishte qene qe te paraqisnin nje procedure alternative per zgjedhje, vetem me nje kandidat te nominuar, Kushtetuta, shprehimisht do e kishte parashikuar nje procedure te tillë”, thuhet ndër të tjera në aktvendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese të bërë publik para disa castesh, cituar nga Rel. .
“Në këto rrethana, Gjykata konkludon se procedura per zgjedhjen e z. Behgjet Pacolli si President i Republikes se Kosoves, mbajtur ne seancen e jashtezakonshme te Kuvendit, me 22 shkurt 2011, perben shkelje te nenit 86 te Kushtetutes dhe prandaj, eshte kunderkushtetuese”, thuhet në aktvendim.
Gjykata ka vlerësuar si antikushtetuese edhe faktin se në seancën e 22 marsit, nuk kishte kuorum prej dy të tretave të deputetëve të Kuvendit, në kohën kur u mbajt raundi i parë dhe i dytë i zgjedhjes së presidentit.
© Panorama.al











