Integrimi në BE, Sannino: Dialogu, element kyç

Mar 29, 2011 | 9:35

TIRANË- Duke vlerësuar arritjet e Shqipërisë në shumë fusha, zëvëndës drejtori I BE për zgjerimin, Stefano Sannino ka theksuar se dialogu konstruktiv mes palëve  është element kyç për integrimin e vendit në BE. Gjatë fjalës së tij në tryezën për 12 rekomandimet e BE-së, Sannino ka vlerësuar përgjegjësinë me të cilën punojnë institucionet, por ka rikonfirmuar edhe angazhimin ndërkombëtar për të ndihmuar Shqipërinë, në mënyrë që të përmbushen gjithë kushtet që sipas tij “do ta bëjnë udhëtimin e Shqipërisë më të sigurt drej BE-së”.

Sipas Sanninos, Shqipëria duhet t’i përmbahet axhendës së përcaktuar. Ai ka garantuar se kjo tryezë do të pasohet më të tjera takime. “Kjo do të jetë një periudhë që të takohemi shpesh dhe duhet të kuptojmë jo vetëm se ku jemi, por të sigurohemi që kemi kuptim të njëjtë për gjërat që duhet të kryhen”- tha ai.

Ndërkohë ministria e Integrimit, Majlinda Bregu që mori e para fjalën në tryezë ritheksoi angazhimin e qeverisë për përmbushjen e gjithë detyrimeve.

© Panorama.al

Te lidhura