Por njeriu më i pasur i botës nuk vjen nga asnjëri prej këtyre vendeve. Meksikani Carlos Slim ka mbajtur “fronin” e më të pasurve për të dytin vit radhazi dhe ka fituar më shumë para se secili prej 1,209 miliarderëve të tjerë gjatë një viti. Për vitin 2010, miliarderi i telekomunikacionit ka fituar 20.5 miliardë dollarë, duke e çuar pasurinë e tij në 74 miliardë dollarë. Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, qëndron në vendin e dytë, duke e rritur pasurinë e tij në 56 miliardë dollarë, nga 53 miliardë dollarë që kishte vitin e kaluar dhe investuesi Warren Buffett përsëri ndodhet në vendin e tretë, me 50 miliardë dollarë, duke e rritur pasurinë e tij me 3 miliardë dollarë nga viti i kaluar. Për sa i përket tregtisë, kompania “Berkshire Hathaway Inc” e Buffett ka performuar më mirë se sa Microsoft-i i Gates. Microsoft-i tani tregton pothuajse po aty ku ishte një dekadë më parë, ndërsa “Berkshire” e ka dyfishuar diapazonin e saj. Sipas “Forbes”, Gates mund të ishte ende njeriu më i pasur në botë, nëse nuk do t’i kishte dhënë 28 miliardë dollarë të pasurisë së tij për fondacionin e bamirësisë.
Pasuria e miliarderëve të botës është rritur me 25 për qind, në 4.5 trilionë dollarë dhe mesatarja e pasurisë neto të tyre u rrit në 3.7 miliardë dollarë nga 3.5 miliardë dollarë që ishte vitin e kaluar. Ka pasur 47 njerëz që kanë dalë nga lista e mëparshme, 42 që janë rikthyer dhe 10 njerëz që kanë vdekur. Numri i grave miliardere ka shkuar në 102, nga 89 që ishin vitin e kaluar. Ndërsa e gjithë lista duket e ndryshuar. 20 njerëzit më të pasur të botës duket se janë po ata dhe po në të njëjtat pozicione. Të rinj këtë vit janë baroni rus i çelikut, Vladimir Lisin dhe vëllezërit David e Charles Koch, të cilët qëndrojnë pas një perandorie fabrike e energjie. Ata së fundmi kanë qenë shpesh në titujt e parë të gazetave amerikane, pasi kanë mbështetur në mënyrë kontroversiale çështjet konservative të SHBA-së. Numri i miliarderëve amerikanë është rritur në 413, nga 403 vetë që ishin vitin e kaluar. Moskovitz-i i Facebook është miliarderi më i ri në botë, në moshën 26-vjeçare, me një pasuri prej 2.7 miliardë dollarë, ndërsa miliarderi më i vjetër në moshë është zvicerani i teknologjisë, Walter Haefner, i cili është 100 vjeç dhe ka një pasuri prej 4 miliardë dollarë.
Nicole Kidman
Familja e aktores së famshme hollivudiane, Nikole Kidman, është e teta në botë për zotërimin e tokave. Në listën e dhjetë pronarëve më të mëdhenj të tokave në botë, “Kidman Holding”, kështu quhet shoqëria e tyre, jo vetëm që mban vendin e tetë, por është e vetmja pronare kaq e madhe tokash në venat e së cilës nuk rrjedh gjak mbretëror dhe nuk ka as titull të lartë shtetëror. Në listën e dhjetë pronarëve më të mëdhenj ka vetëm mbretër dhe është Vatikani, ndërsa pronat e Kidman thuhet të jenë sa sipërfaqja e të gjithë Hungarisë.
Lista e njerëzve më të pasur
Carlos Slim Helu /74 miliardë dollarë/71 vjeç/Telekom/ Meksikë
Bill gates /56 miliardë dollarë/55 vjeç/Microsoft/SHBA
Warren Buffett / 50 miliardë dollarë/80 vjeç/Berkshire Hathaway/SHBA
Bernard Arnault/41 miliardë dollarë/62vjeç / LVMH/ Francë
Larry Ellison / 39.5 miliardë dollarë /66 vjeç/ orakull/SHBA
Lakshmi Mittal/31.1 miliardë dollarë/ 60 vjeç/çelik /Indi
Amancio Ortega/31 miliardë dollarë/74 vjeç/ Zara/ Spanjë
Eike Batista/30 miliardë dollarë/ 54 vjeç/miniera, naftë/Brazil
Mukesh Am Bani /27 miliardë dollarë/53 vjeç/petrokimikate, naftë, gaz/Indi
Christy Walton /26.5 miliardë dollarë/56 vjeç/ Walmart /SHBA
Li Ka-shing/26 miliardë dollarë/82 / të larmishme /Hong Kong
Karl Albrecht /25.5 miliardë dollarë/91 vjeç/Aldi /Gjermani
Stefan Persson /24.5 miliardë dollarë/ 63 vjeç/H&M/Suedi
Vladimir Lisin/24 miliardë dollarë/54 vjeç/ çelik/Rusi
Liliane Bettencourt /23.5 miliardë dollarë/88 vjeç/L’Oreal/Francë
Sheldon Adelson /23.3 miliardë dollarë /77 vjeç/Kazino/ SHBA
David Thomson /23 miliardë dollarë/53 vjeç/ media /Kanada
Charles Koch/22 miliardë dollarë /75 vjeç/ të larmishme /SHBA
David Koch/22 miliardë dollarë/70 vjeç /të larmishme/SHBA
Jim Walton/21.3 miliardë dollarë/63 vjeç/Walmart/SHBA
Alice Walton/ 21.2 miliardë dollarë/61 vjeç/Walmart/SHBA
S. Robson Walton/21 miliardë dollarë/67 vjeç/Walmart/SHBA
Kwok Thomas & Raymond /20 miliardë dollarë/- /prona të patundshme /Hong Kong
Larry Page/19.8 miliardë dollarë/37 vjeç/Google/SHBA
Sergey Brin/19.8 miliardë dollarë/37 vjeç/Google/SHBA
Princ Alwaleed Bin Talal Alsaud/ 19.6 miliardë dollarë/56 vjeç/Investime/ Arabia Saudite
Iris Fontbona/ 19.2 miliardë dollarë/-/miniera/ Kili
Lee Shau Kee /19 miliardë dollarë/83 vjeç/prona të patundshme/ Hong Kong
Alexei Mordashov/ 18.5 miliardë dollarë/45 vjeç/çelik/Rusi
Michael Bloomberg /18.1 miliardë dollarë/69 vjeç /Bloomberg/SHBA











