Kush është Geddafi, lideri më kohëgjatë në pushtet

Mar 21, 2011 | 9:41

Moammar Abu Minyar al-Geddafi, i lindur më 7 qershor 1942, i njohur si kolonel Geddafi, ka qenë lideri i Libisë që pas grushtit të shtetit në vitin 1969.Më 1 shtator 1969, një grup i vogël oficerësh pa grada të ushtrisë, të udhëhequr nga Geddafi, orkestruan një grusht të përgjakshëm shteti kundër Mbretit Idriz,  ndërsa ai ishte në Turqi për mjekime. Nipi i tij, Princi Sayyid Hasan ar-Rida al-Mahdi as-Sanussi, u shkarua zyrtarisht nga oficerët e ushtrisë revolucionare dhe u vendos në arrest shtëpie; ata shfuqizuan monarkinë dhe deklaruan Libinë Republikën e re Arabe. Gjatë viteve 1970-1980, qeveria e Geddafi-t konsiderohej e ulët nga Perëndimi, e denoncuar shumë herë për opresion, akte terrorizmi të nxitura nga shteti, vrasjen e anëtarëve të opozitës në mërgim dhe nepotizëm masiv që i solli pasuri multi-miliardëshe atij dhe familjes së tij. Geddafi e riemëroi Republikën Arabe të Libisë si Jamahiriya, në vitin 1977, bazuar në filozofinë e tij socialiste e nacionaliste politike në Librin e Gjelbër. Në vitin 1979, ai refuzoi titullin si kryeministër dhe është quajtur që atëherë “lideri vëlla” apo “Guida” në revolucion. Geddafi është lideri më jetëgjatë në pushtet nga të gjithë liderët jo-mbretërorë dhe një nga udhëheqësit më kohëgjatë në histori. Në vitin 1981, Geddafi ka folur për vrasjen e Presidentit të ri amerikan, Ronald Reagan. Presidenti Reagan e quajti atë “qenin e tërbuar të Lindjes së Mesme”. Në prill 1984, refugjatët libianë në Londër protestuan kundër ekzekutimit të dy disidentëve. Diplomatët libianë qëlluan 11 njerëz dhe vranë një police britanike. Kjo ndërpreu marrëdhëniet mes dy vendeve për një dekadë. Në vitin 1984, Geddafi nisi komplotin e akteve terroriste në SHBA e më pas sulmet në dhjetor të 1985 në aeroportet e Romës dhe Vienës, ku u vranë 19 njerëz dhe u plagosën rreth 140 të tjerë. Geddafi ishte mbështetës i vendosur i OAPEC dhe drejtoi fushatën Pan-Afrikane për Shtetet e bashkuara të Afrikës. Pas bombardimeve të vitit 1986 në Libi dhe sanksioneve të vitit 1993 nga OKB-ja, Geddafi zbuti marrëdhëniet me Perëndimin.

© Panorama.al

Te lidhura