“Kur qeveria shkel kontratën me popullin, ai duhet ta flakë”- Çfarë deklaronte Rama kur ishte në opozitë dhe si ka ndryshuar retorika e tij sot që është kryeministër?!

Jul 7, 2026 | 9:03

Një deklaratë e kryeministrit Edi Rama, e bërë në kohën kur drejtonte opozitën, po qarkullon në rrjetet sociale. Kjo lidhet më së miri me realitetin aktual politik, në një kohë kur qeveria po përballet me kritika të shumta dhe prej 38 ditësh mijëra qytetarë protestojnë dhe kërkojnë largimin e Ramës.

Në atë deklaratë, Rama shprehej se përgjegjësia për respektimin e “kontratës me popullin” i takon qeverisë dhe se qytetarët kanë të drejtë ta largojnë atë nëse kjo kontratë shkelet.

“Kontratën populli e ka me ata që qeverisin dhe janë ata që qeverisin që duhet të japin përgjigje një më një për çdo pikë të shkelur të kontratës. Kjo qeveri e ka grisur kontratën me popullin dhe për këtë arsye populli duhet ta flakë”, shprehej Rama në atë kohë.

Por pse Rama nuk po i mbahet fjalë së tij? Pse kryeministri nuk jep asnjë përgjigje për kontratën e shkelur me qytetarët dhe pse kreu i qeverisë nuk po dëgjon popullin, që kërkon që qeveria e tij të flakët?

Ajo që vëmë re është se retorika e tij si lider i opozitës ndryshon nga mënyra se si vepron sot si kryeministër.

Videoja me deklaratën e kryeministrit Edi Rama është publikuar nga gazetarja Beti Njuma.


View this post on Instagram

A post shared by Beti Njuma (@betinjuma)

© Panorama.al

Te lidhura