Kryeministri australian përfshihet në një tjetër skandal, gjesti për homologen japoneze cilësohet seksist

Jul 7, 2026 | 9:35

Kryeministri australian, Anthony Albanese, është vënë sërish në qendër të kritikave pas një paraqitjeje në një podcast, ku një koment dhe gjest i tij ndaj homologes japoneze u konsideruan seksiste.

albanese takaichi

Ky është incidenti i dytë që ka shkaktuar reagime, pasi më herët Albanese ishte kritikuar edhe për deklaratën se, nëse do të kishte mundësi, do të zgjidhte të bënte seks me këngëtaren e njohur Kylie Minogue.

Këtë herë, polemikat lidhen me kryeministren japoneze, Sanae Takaichi, e cila gjatë vizitës së saj në Australi i dhuroi Albanese-s dy shalqinj për të shënuar hapjen e tregut australian për eksportet japoneze të këtij produkti.


Gjatë podcastit, moderatorja Nicky Osborne bëri shaka duke pyetur nëse shalqinjtë ishin “kontrabanduar”, ndërsa me duar bëri një gjest para gjoksit. Albanese e përsëriti të njëjtin gjest dhe, duke buzëqeshur, tha: “Ajo solli dy. Dhe ishin shumë të bukur.”

Videoja e momentit u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e cilësuan gjestin dhe komentin e kryeministrit si të papërshtatshëm dhe seksist.

Pas reagimeve, opozita australiane i kërkoi Albanese-s të kërkojë falje publike ndaj kryeministres japoneze Sanae Takaichi dhe të gjitha grave, duke e akuzuar për sjellje dhe komente të papërshtatshme.

© Panorama.al

Te lidhura