VLORË- Ndërkohë që sot në Vlorë zhvillohet procesi gjyqësor në ngarkim të kryetarit ët bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, akuzuar për korrupsion, në qytet Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një protestë. Me thirrjet “Duam drejtësi” dhe “Askush nuk është mbi ligjin”, përfaqësues të aleancës dhe shumë student të tjerë që i janë anëtarësuar asaj kanë kërkuar zbatimin e ligjit në këtë rast, sipas tyre flagrant me pasurinë e përbashkët. Sipas aleancës, Bollano ka rrënuar perlën e bregdetit jugor, Himarën dhe për këtë duhet të përgjigjet para drejtësisë.











