Parlamenti Europian do të vëzhgojë zgjedhjet e 8 majit në Shqipëri, duke i konsideruar si tepër të rëndësishme. Kryetar i Delegacionit të PE-së për Europën juglindore, deklaroi dje se këto zgjedhje kanë një rëndësi për integrimin e Shqipërisë. “Kryetarja e Parlamentit shqiptar, zonja Topalli i ka dërguar letër Presidentit Buzek, për të ftuar vëzhgues nga Parlamenti Europian. Kjo çështje është duke u diskutuar sot dhe nesër. Zakonisht, Parlamenti Europian nuk dërgon delegacione nëpër zgjedhjet lokale. Këtë e bën vetëm për zgjedhjet e përgjithshme. Për ketë gjë tani ka disa opinione: për të dërguar ose jo vëzhgues ne Shqipëri. Unë personalisht jam i mendimit për të dërguar vëzhgues për këto zgjedhje, për vetë rëndësinë që kanë këto zgjedhje për Shqipërinë, duke pasur parasysh krizën politike atje. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme të dërgojmë vëzhgues ndërkombëtare në zgjedhje, që askush me pas të mos ankohet për mungesën e transparencës. Pra, është një gjë shume e mirë që PE-ja të dërgojë vëzhgues për këto zgjedhje”, thotë Eduard Kukan për “Albanian screen”.











