Kubë, ndahet nga jeta bashkudhëtari i Çe Guevarës

Mar 7, 2011 | 9:35

Alberto Granado, bashkudhëtari i revolucionarit legjendar amerikano-latin, Ernesto Çe Guevara, gjatë udhëtimit me motor në Amerikën e Jugut, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Vdekja e tij ishte natyrore, ndodhi në Kubë, ku ai ka jetuar që prej vitit 1961. Aventurat e udhëtimit, Granado i kishte shkruar në librin “Ditari i motoçiklistit”, sipas të cilit u xhirua edhe filmi. Çe Guevara u vra në Bolivi, në vitin 1967.

© Panorama.al

Te lidhura