Zhvendosja e Shpat Kasapit në Tiranë për të qenë një nga kërcimtarët VIP të spektaklit ‘Dancing with the Stars 2011″, natyrisht që e ka bërë këngëtarin të jetë më aktiv në jetën artistike të kryeqytetit shqiptar. Ndërkohë që është angazhuar për provat e kërcimit me balerinën profesionte, ai ka qenë i ftuar të këndojë në “Star club”. Ka qenë një fundjavë shumë argëtuese jo vetëm për Shpatin i cili ka kënduar për orë të tëra në këtë club, por edhe për miqtë e tij artistë kryesisht nga Kosova. Në këtë foto mund të shohim vetëm se si argëtohen bashkë e dashura e tij Afërdita Dreshaj me këngëtaren Vesa Luma, e cila konkurron po ashtu në garën VIP të “Dancing with the stars” në “Vizion Plus”. Duket se ende nuk u kanë hyrë ethet e garës e konkurrencës VIP-ve pjesëmarrës në këtë reality show ku luftohet për çmimin e madh, përderisa fundjavat e argëtimit vazhdojnë t’i kalojnë bashkë.











