“Kryeministri duhet ta kishte shkarkuar”- Skandali i Belinda Ballukut, Gjin Gjoni: Çdo person tjetër të ishte, me 3 akuzat e zv.kryeministres do të ishte arrestuar

Nov 20, 2025 | 21:31

Deputeti demokrat, Gjin Gjoni, foli sot në studion e emisionit “Log.” në News24 për skandalin e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

Gjoni tha sa se kryeministri Edi Rama duhet ta kIshte shkarkuar Ballukun nga postet e saj qeveritare që në momentin që ajo u mor e pandehur nga SPAK.

Më tej ai tha se çdo person tjetër të ishte, me 3 akuzat e zv.kryeministres do të ishte arrestuar, por që në rastin e Ballukut nuk ndodhi.

Gjin Gjoni: Situate e krijuar pritej, sepse në momentin aktual kemi 3 grupime të veprave penale, një ka të bëjë me tunelin e Llogarasë, e dyta ka të bëjë me supervizimin dhe e treta që ka të bëjë me lotin nr 4. Çdo person tjetër të ishte me 3 akuza të kësaj kategorie të jeni të sigurt që do ishte me masën e sigurimit arrest me burg.

Në ditët në vijim do ketë zhvillime të reja për shkak dhe të hetimeve që po nxjerrin informacione shumë të detajuara, por një element, i cili në pikëpamjen time po t’i referohesh edhe akuzave që SPAK ka deri në momentin aktual mund të jetë dhe grup i strukturuar kriminal, sepse janë zyrtarë të lartë të cilët kanë vepruar me një koordimin të mirëfilltë.

Besoj se përveç kësaj mund të kemi edhe hetim pasuror në lidhje me të. Ka një hipotezë a mundet që një zyrtar i lartë të pezullohet me vendim gjykate?

Patjetër që mund të pezullohet me vendim Gjykate dhe vendimi Gjykatës është i detyruar për tu zbatuar…Kryeministri duhet ta kishte shkarkuar që në momentin që është marrë e pandehur dhe në momentin që është marrë e pandehur nga SPAK.

© Panorama.al

Te lidhura