Krijuan një kompani inekzistente, 5 në pranga

Sep 18, 2011 | 14:27

Pesë përsona të arrestuar është bilanci i një aksioni të policisë së Shteti dhe Prokurorisë së Fierit.

Pesë personat akuzohet se kishin konstituar një shoqëri tregtare inekzistente nën emrin “Guaskë”.

Të arrestuarit janë, Besnik Murataj, Dylejman Qerimi, Ervis Sinanaj, Vangjel Profka dhe Sotiraq Sollaku.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, shtetasi Besnik Murataj, në bashkëpunim me shtetasin Ervis Sinanaj dhe Dylejman Qerimi, kanë konstituar një shoqëri tregtare “Guaskë”, inekzistente, të cilën e kanë rregjistruar në Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit, me administrator Selman Doçin, dhe emrin e shoqërisë “Mobil Albania,, ku si objekt të veprimtarisë së tyre kishin, tregtinë me shumicë e pakicë, import eksporte të prodhimit të mobiljeve, mallrave të ndryshëm industrialë, mobilje zyrash, prodhim dhe tregtim materialesh ndërtimi.

Po sipas Prokurorisë, shoqëria është krijuar me qëllim futjen në qarkullim dhe mbulimin e natyrës së krijimit të shumës se lekëve prej 50.000.000 lekë të reja.

Hetimet në lidhje me këtë procedim janë në vazhdim, për persona të tjerë si të implikuar në lidhje me këtë ngjarje.

Te arrestuarit akuzohen se kane kryer veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” në bashkëpunim, “Mashtrimit”, dhe “Fallsifikimit të dokumentave”.

© Panorama.al

Te lidhura