Krimet e Rënda përgjuan 850 qytetarë në 2010

Mar 9, 2011 | 15:50

TIRANE – Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar në gjykatë përgjimin e telefonave të 850 shqiptarëve gjatë vitit 2010, plot 257 raste me tepër nga ai i vitin 2009. Të dhënat u bënë të ditura nga kryetarja e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Etleva Deda, gjatë analizës vjetore të vitit 2010 të këtij institucioni. Sipas analizës, gjatë vitit të kaluar, ishte vënë re një rritje e ndjeshme e kërkesave të Prokurorisë për “filtrimin” e telefonatave të dyshuara. “Gjatë vitit 2010, ka një rritje të ndjeshme të kërkesave për përgjim, ku arrin në 840 kërkesa, rreth 257 me shumë se viti i kaluar”, u shpreh Deda. Sipas statistikave të prezantuar dje, rezultonte se në tek Krimet e Rënda numrin më të madh të çështjeve gjyqësore e përbëjnë veprat penale të “trafikimit të lëndëve narkotike. Në vënd të dytë për nga volumi e zënë çështjet për veprat penale të “trafikimit për prostitucion” dhe në vijim çështjet gjyqësore që kanë të bëjnë me sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të dyshuara si të siguruara nga veprimtari kriminale. Ndërkohë që, në total gjatë vitit të kaluar, Gjykata për Krimet e Rënda ka shqyrtuar 1413 çështje. Ngadalësia në gjykime u përmend edhe në analizën e djeshme dhe si shkaktarë kryesorë të saj u etiketuan avokatët. “Me gjithe perpjekjet e trupës gjyqësore, disa çështje nuk kane arritur të përfundohen në afatet kohore të arsyeshme, dhe kjo kryesisht për shkakun e moskorrektesës së avokatëve mbrojtes e kjo për shkak të angazhimeve të tyre në gjykatat e tjera, por shpesh dhe për sjellje të tilla si mosparaqitje pa shkak, lënie, braktisje mbrojtje, largim nga sallat e gjyqeve, heqje dore nga mbrojtja pa ndonje shkak etj. Në të njëjtën sallë, dje u prezantua edhe analiza vjetore e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Përveç rezultateve të arritura, kryesisht në shpejtësinë e gjykimit, kryetari i Apelit, Gjovalin Përnoca, shtroi problemin e konsumimit të gjyqtarëvë të kësaj gjykate. “Kërkimi i gjyqtarëve të komanduar është i pashmangshëm. Në vitin 2010 kishim 25 rastë kur në trupën gjyqësore gjendeshin gjyqtarë të komanduar”, tha Përnoca. Të pranishëm në analizat e djeshme ishin edhe gjyqtari Medi Bici, në cilësinë e përfaqësuesit të KLD-së, kreu i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Olsian Çela, si edhe gjyqtarët e Shkallës së Parë dhe Apelit të Krimeve të Rënda. ar.ba

ANALIZA

111 Kërkesa për gjykim (çështje themeli)

246 Masa sigurimi

108 Kërkesa për informacion për Masat e Sigurimit

22  Kërkesa për sekuestro në bazë të “Antimafia”

840 Kërkesa në lidhje me përgjimet

86  Kërkesa të tjera penale

© Panorama.al

Te lidhura