Krijimi dhe shpërndarja e imazheve me përmbajtje p*rnografike, Komisioni Evropian nis një hetim ndaj “Grok” të Elon Musk

Jan 26, 2026 | 13:56

Komisioni Evropian ka nisur një hetim formal ndaj Grok, chatbot-it të inteligjencës artificiale të platformës “X” të Elon Musk, në lidhje me krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes si imazhe seksuale të rreme.

grok elon musk

Komisioni do të shqyrtojë nëse X ka përmbushur detyrimet e tij sipas Aktit të Tregut të Përbashkët Dixhital Evropian, duke përfshirë kërkesat për zbutjen e rrezikut, menaxhimin e përmbajtjes dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

Henna Virkkunen, zëvendëspresidente ekzekutive për sovranitetin teknologjik, sigurinë dhe demokracinë në BE, tha në njoftimin për shtyp:

“Fake-et seksuale të grave dhe fëmijëve janë një formë e dhunshme dhe e papranueshme degradimi. Me këtë hetim, ne do të përcaktojmë nëse X ka përmbushur detyrimet e saj ligjore… apo nëse i ka trajtuar të drejtat e qytetarëve evropianë – përfshirë ato të grave dhe fëmijëve – si dëme anësore të shërbimit të saj.”

Skandali shpërtheu në fund të vitit të kaluar kur chatbot-i i inteligjencës artificiale prodhoi një mori imazhesh të zhveshura të grave dhe fëmijëve në përgjigje të kërkesave nga përdoruesit.

© Panorama.al

Te lidhura