Opozita: Homazhe më 21 janar, të vihet drejtësia

Jan 19, 2012 | 11:50

TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ne takimin me aleatet kane diskutuar sot per homazhet e 21 janarit, ne nderim te 4 viktimave.

Ne mbyllje te takimit, Prec Zogaj ka deklaruar per mediat se me aleatet eshte diskutuar per domosdoshmerine e zbardhjes se tragjedisë dhe vendosjen e drejtësisë, shlyerjen e kësaj njolle historike për demokracinë.

“Homazhet janë për të nderuar të vrarët, por vetë prania flet për domosdoshmërinë e zbardhjes së kësaj ngjarjeje”- tha Zogaj, duke apeluar prokurorine te vijoje deri ne fund hetimet.

Ai ne emer te opozites ka pershendetur qendrimin e djeshem te trojkes se ambasadoreve lidhur me 21 janarin.

“Përshëndes qëndrimin e trojkës që i konsideroi të pafajshëm të vrarët në këtë demonstratë dhe ashtu është. Të pafajshëm qenë. I vetmi faj i tyre ishte se morën pjesë në një demonstratë të thirrur nga opozita legale për të protestuar kundër varfërisë dhe papunësisë”- tha ai.

 

© Panorama.al

Te lidhura