KQZ, PD e LSI: Rama theu heshtjen zgjedhore

May 8, 2011 | 12:27

TIRANË- Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Njazi Kosovrasti dhe ai i LSI, Ylli Manjani kane akuzuar kreun e PS-së, Edi Rama, në garë për bashkinë e kryeqytetit për shkelje të kodit dhe thyerje të heshtjes zgjedhore.

Duke iu referuar deklaratës së Ramës pas votimit të tij, Kosovrasti e ka quajtur të padrejtë të fjalës propoganduese.

“Nuk ka ndodhur asnjë herë, asnjë drejtues i partive që të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë fushatë dhe propogandë. Shenjat e dëshpërtimit të kandidatit të Bashkisë së Tiranës janë të qartë”- tha Kosovrasti.

Sipas tij, kreu i PS vodhi pak kohë, me një letër që nxorri, deshte të bënte kujdes që komenti më pas do të quhej apo jo propagandë elektorale dhe atë letër e lexonte vjedhurazi.

“Qytetarët e kanë ndarë mendjen se kujt do t’ia japiun votën. Në këtë kuadër të gjithëve u ka mjaftuar koha për 30 ditësh. Bordi i Monitorit të Mediave duhet ta shikojë këtë që ndodhi dhe në materialin përfundimtar kjo duhet të jetë një pikë e rëndësishme të tij”- tha ai.

Nuk ka ndodhur asnjë herë, asnjë drejtues i partive që të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë fushatë dhe propogandë. Shenjat e dëshpërtimit të kandidatit të Bashkisë së Tiranës janë të qartë. Më vjen keq që qytetaërt tashmë e kanë ndarë mendjen se kujt do i japin votën.”- tha Kosovrasti.

© Panorama.al

Te lidhura