Kosovë-Serbi, u bisedua për lëvizjen e lirë

Nov 21, 2011 | 13:33

BRUKSEL- Ka përfunduar takimi mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel, ku është diskutuar për implementimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë. Burime të “KosovaTimes” bëjnë të ditur se në takimin e paradites, temë e vetme e dialogut ka qenë implementimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë, për të cilën palët janë pajtuar disa muaj më parë.

“Sot pasdite, palët do të vazhdojnë dialogun me tema të tjera të parapara në agjendë. Dialogu është paraparë të vazhdoj edhe nesër”, ka thënë burimi i këtij portali.

Në këtë raund të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë do të bisedohet për problemin e moszbatimit të marrëveshjeve nga Serbisë si dhe për çështjet për të cilat tash një kohë po diskutohet siç janë çështjet e telekomunikacionit, energjisë dhe bashkëpunimi rajonal. Po ashtu pritet që në takimin e pasdites, ose nesër, të shtrohet çështja e menaxhimit të integruar të kufirit shtetëror mes dy vendeve.

© Panorama.al

Te lidhura