BEOGRAD- Raundi i dyte i bisedimeve Kosove-Serbi do te mbahet ne Bruksel me datat 24 dhe 24 mars. Lajmin e ka bere me dije Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, sipas te cilit, Beogradi është i interesuar që sa më shpejtë të arrihet kompromis në dialogun me Prishtinën.
“Jemi të gatshëm të arrijmë deri te kompromis, sepse është mënyra e vetme që të zgjidhen problemet e përditshmërisë me të cilat ballafaqohen serbët dhe shqiptarët”, ka thënë Bogdanovic për televizionin publik serb RTS.
Bogdanovic ka vlerësuar se për Beogradin është i papranueshëm propozimi për autonomi të serbëve në veri të Kosovës në shkëmbim për njohjen e Kosovës nga Serbia.
Sipas tij, takimi i parë në Bruksel ka ngjallë optimizëm tek të gjitha palët – përfaqësuesit e Prishtinës, Beogradit dhe BE-së. Por, Bogdanovic ka ripërsëritur se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën si shtet i pavarur.
“Edhe Prishtina është e interesuar që të arrihet kompromisi, pavarësisht se Qeveria e Kosovës është e dobët dhe nuk ka përkrahjen e dy të tretave të votave në Kuvend”, ka thënë Bogdanovic.
© Panorama.al











