Korçë, humb jetën gjatë lindjes nëna 22 vjeçare

Jan 6, 2012 | 10:36
Policia e Korçës

KORCË- Një 22 vjecare ka humbur jetën gjatë lindjes në maternitetin e Korcës.

Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për 22 vjeçaren, Erjola Dinoshi, nga Kloca e Korces, që ka ndërruar jetë teksa ka sjellë në jetë foshnjën e saj.

Kjo ishte lindja e dyte per 22 vjecaren dhe po behej ne menyre natyrale.

Ajo eshte paraqitir ne oret e nates ne maternitet dhe ka hyre ne sallen e lindjes ne gjendje te mire. Me pas, mesohet se nisen edhe komplikacionet.

Nuk ka ende të dhëna zyrtare rreth asaj që ka ndodhur, nderkohe qe dyshimet e para flasin per vdekje nga hemorragjia.

Mësohet se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së të resë.

© Panorama.al

Te lidhura