Korçë, përfshihen nga flakët kodrat e Dishnicës

Sep 2, 2011 | 19:22

KORÇE- Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e Dishnicës në Korçë. Gjendja raportohet të jetë mjaft e rëndë, pasi është kërkuar ndihmë edhe nga Greqia.

Dy avionë të ardhur nga shteti fqinj janë duke punuar për shuarjen e zjarrit. Mësohet se deri në këto momente nga flakët janë dëmtuar disa hektarë të mbjella me lajthi.

Nderkaq, si pasojë e përhapjes me shpejtësi të flakëve, rrezikohet të përfshihet në zjarr edhe pylli  i Çardhakut.

© Panorama.al

Te lidhura