Korçë, konsulli grek rikthehet në detyrë

Mar 8, 2011 | 11:43

KORÇE- Konsulli grek në Korçë, Theodhoros Ikonomus i është rikthyer sërish detyres në këtë qytet, pas një pauze, qe duket shërbeu thjesht për qetësimin e ‘ujërave’.

Me te mberritur ne konsullate, Ikonomus ka zhvilluar menjëherë mbledhje me stafin e saj gjate se ciles ka konfirmuar qëndrimin e tij në detyrë.  Ai kthehet ne detyre pas nje largimi ne Athine per disa dite, fill pas deklaratave se Korça eshte Vorio Epir dhe shume prej grekerve aty nuk duhet te ngurrojne te regjistrohen si te tille.

Deklarata ndezi reagime te ashpra te Shqiperi. Ministria jone e Puneve te Jashtme therriti per sqarime ambasadorin grek ne vendin tone e mandej doli me nje deklarate se gjithe sa ishte thene ishte qendrim personal qe nuk cenon marredheniet dypaleshe mes vendeve.

Deputeti i PD-de, Gazmend Oketa shkoi me tej, duke kerkuar shpalljen e konsullin person ‘non grata’ ne Shqiperi, kurse Athina e terhoqi nga Korça.

© Panorama.al

Te lidhura