KORÇË- Një ditë pas rikthimit në detyrë, Këshilli Bashkiak i Korçës kërkon zyrtarisht largimin e konsullit grek, Theodhirus Ikonomus.
Përmes një deklarate miratuar sot gjatë një mbledhjeje në bashkinë e qytetit, Këshilli Bashkiak apelon për ndihmë në largimin e tij, e jo vetëm kaq, por në vendosjen e menjëhershme të një konsulli tjetër, në emër të fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve mes dy vendeve mike.
“Korça nuk ka lidhje me termin shovinist grek të Vorio-Epirit”- thuhet në deklaratën e sotme. Sipas saj, qarqet shoviniste greke po përpiqen të tjetërsojnë dinjitetin kombëtar dhe kjo është e papranueshme e nuk do të lejohet të ndodhë.
Sipas këshilltarëve, me deklaratat e bëra për Korçën, konsulli grek Ikonomus ka nëpërkëmbur identitetin kombëtar të shqiptarëve, për të cilin duhet reaguar ashpër, e nuk duhet heshtur.
© Panorama.al











