Kopenhageni, për turizëm në Londër

Mar 16, 2011 | 11:47

Mes Realit të Madridit dhe Lionit ka pasur 7 përballje në Ligën e Kampioneve, ndërkohë që këto dy skuadra janë ndeshur në të njëjtën fazë edhe në sezonin e shkuar. Biletën për në çerekfinale e siguruan francezët, të cilët e mundën 1-0 Realin në “Stade de Gerland”, për të barazuar 1-1 në “Bernabeu”. Fati i shortit u ka rezervuar shpesh këtyre ekipeve përballje dhe në fazën, ku kujtojmë sezonet 2005-06 dhe 2006-07. Fitorja më e thellë që ka arritur Lioni është 3-0 në ndeshjen kualifikuese në Grupin F, më 13 shtator 2005. Ndërkohë, spanjollët nuk arritën më shumë se një barazim në ndeshjen e kthimit. Në përballjen e një viti më vonë, Lioni do të fitonte sërish 2-0 në Francë, ndërsa “los blancos” barazuan përsëri në “Bernabeu” 2-2.

© Panorama.al

Te lidhura