Kontrabanda e naftës, burg pa afat biznesmenëve

Mar 14, 2011 | 10:50

TIRANE- Të arrestuarit për kontrabandën me naftën ‘Virgin’ janë paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj tyre.  Para trupit gjykues nuk u paraqit  Hajri Elezi, administrator i firmes “Euroil” sh.a pasi ndodhet ne spitalin, shtruar per probleme shendetesore.

Te paret qe u njohen nga afer me masen e sigurise, qe mbeti njesoj “burg pa afat” ishin Dashamir Kasaj, punonjës i Zyrës Tatimore; Edmond Ferraj, punonjës i doganës dhe  Iliaz Fisheku, biznesmen në fushën e naftës, qe e mori masen e sigurise ne burg dhe  Martin dhe Bajram Fisheku, vleresuar me te njejten mase.

Me heret, ndaj tyre ishte vendosur masa e sigurise, ‘arrest me burg’, por e marre ne mungese, e ekzekutuar me pas nga policia, mase qe i shoqeroi drejt izolimit. Ata akuzohen per “Mashtrim me pasoja të rënda”, ” Shpërdorim detyre”, e “Falsifikim të dokumenteve”.
SKEMA SIPAS PROKURORISË
“Rezulton e provuar se sasia prej afro 17 mijë ton “virgin naftë”, jo vetëm që është deklaruar në mënyrë fiktive si e eksportuar jashtë vendit, por nuk është blerë as nga shoqëria “Euroil” sh.a. deri në datën e deklaruar si sasi e eksportuar. Nga dokumentacioni i shoqërisë “ARMO” sh.a. dhe “Euroil” sh.a. tërhequr nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, rezulton që blerjet e kësaj të fundit nga ARMO, deri në datën 29.02.2009 arrijnë në sasinë e 2821.09 ton dhe gjendja fizike e naftës “virgin” në depot e “Euroil” sh.a. në datën 31.12.2008, sipas deklarimeve të kësaj shoqërie në tatime, është 3681.2 ton. Për rrjedhojë, dokumentacioni që i përket dy praktikave të mësipërme doganore të datave 10 dhe 28 shkurt 2009, është dokumentacion fals, pasi pasqyron sasinë rreth 17 mijë ton naftë “virgin” si sasi e eksportuar jashtë vendit, në një kohë kur kjo ngarkesë nuk provohet të ketë kaluar si ngarkesë nëpërmjet Portit Detar Vlorë.
Krijimi i dy praktikave të mësipërme doganore ka shërbyer si mjet me të cilin shoqëria “Euroil” sh.a. dhe përfaqësuesi i saj ligjor Hajri Elezaj, kanë përfituar rimbursim të paligjshëm të TVSH-së.
Sasitë e munguara, të raportuara si shitje totale deri në datën 28.02.2009, janë raportuar blerje nga shoqëria “Euroil” sh.a. nga data 01.01.2009 deri në datën 31.12.2009, në një sasi totale prej 13744.67 ton. Pra, kjo shoqëri rezulton të ketë raportuar shitje për eksport deri në datën 28.02.2009, një sasi të konsiderueshme të cilën nuk rezulton e pasqyruar në dokumentacion si blerje dhe ka raportuar blerje nga data 06.04.2009, deri në 31.12.2009.
Nga sa më sipër, arrihet në një përfundim të bazuar në prova se sasia e naftës “Virgin”, e cila realisht nuk rezulton e eksportuar, të jetë transportuar me autobote në depozitat pronë të shoqërisë “Euroil” sh.a. dhe “Fisheku” sh.a., me qëllim shitjen e saj në tregun e brendshëm si karburant. Në arritjen e një përfundimi të tillë, çojnë kryesisht të dhënat e dokumentacionit që ndodhet pranë Degës së Doganës Vlorë dhe pranë Kapitenerisë së portit detar Vlorë.

Transporti i nënproduktit “Virgin Nafte” rezulton të jetë realizuar nëpërmjet mjeteve të shoqërisë “Fisheku” sh.a. dhe “Martini” sh.p.k. me drejtues shtetasit Flamur Merkaj, Genci Prençe, Fadil Abdurrahmani, Kadri Hajredini, Vladimir Koteci, Reshat Aleksi, Gazmend Serjanaj etj. Këta drejtues kanë deklaruar përpara organit të procedimit penal, se janë kontraktuar nga shtetasi Bledar Rama, i cili ka vepruar për llogari të shoqërisë “Euroil” sh.a. Deklarimet e këtyre drejtuesve, se e kanë transportuar “virgin naftën” gjatë vitit 2009 nga KPTHN Ballsh për në portin detar Vlorë, ka rezultuar i pavërtetë, pasi nga tërësia e dokumentacionit të Degës së Doganës Vlorë, nuk rezulton asnjë e dhënë që të konfirmojë këto deklarime”, thuhet në të dhënat hetimore.

Të arrestuar

Hajri Hajredin Elezaj, biznesmen
Ilias Isa Fisheku, biznesmen
Martin Ilias Fisheku, biznesmen
Bajram Isa Fisheku, biznesmen
Dashamir Veiz Kasaj, inspektor tatimesh, Fier
Edmond Kaso Ferraj, doganier, Vlorë
Flamur Rexhep Merkaj, punonjës
Vladimir Kilo Koteci, punonjës
Gani Llazar Prençe, punonjës
Reshat Hamza Aleksi, punonjës
Kadri Rakip Hajredini, punonjës

Gjykata e Tiranës dha masën “burg pa afat” për Dashamir Kasajn, punonjës i Zyrës Tatimore; Edmond Ferrajn, punonjës i doganës; Iliaz Fishekun, biznesmen në fushën e naftës.
© Panorama.al

Te lidhura