Kontrabanda, 7 në pranga, mes tyre 2 doganierë

Nov 6, 2011 | 10:43

DURRES- Shtatë persona, mes tyre dy doganiere jane arrestuar sot nga policia e Durresit te akuzuar per kontrabande.

Sipas te dhenave te policise ne pranga jane vene shtetasit Ylli Troplini dhe Artur Mustafa, doganierë, Klodjan Sullhani, agjent doganor. Nga policia u ndaluan edhe  Selman Doci, Laurent Beka, Afrim Mece, Pëllumb Metollari,  punonjës të disa prej subjekteve tregtare në fushën e karburantëve.

Mbi ta rendon akzua e kontrabandës se mallrave dhe karburantit megjithate hetimet po vijojne.

© Panorama.al

Te lidhura