TIRANË- Konkursin më transparent realizuar ndonjëherë në vend e ka quajtur kreu i qeverisë, Sali Berisha, atë të realizuar së fundi për kompleksin parlamentar, që nxorri fitues projektin e arkitetit austriak. Si reagim pas akuzave të vazhdueshme të PS-së për mashtrim e falsitet në këtë garë, sipas saj me fitues të paracaktuar, Berisha ka deklaruar se gjithcka ka qenë e hapur, transparente dhe në repekt të gjithë studiove që kanë pasur dëshirë e kanë marrë pjesë në këtë garë.
“Dua te theksoj edhe njehere se ky ka qene konkursi më i hapur në historinë e vendit, konkurs në të cilën morën pjesë 25 studio më prestigjozet në botë. Ne vendosëm të mos përjashtonim asnjë prej 25 kompanive, në formë absolute më transprente veprimi. Mund të vinte secili të dëshironte. 12 prej tyre erdhën me projekte”- tha Berisha.
Sipas tij, juria u kryesua një nga arkitekt ndër më të mëdhenjtë e kohës sonë dhe përzgjodhi si projekt më të mirë, vlerësoi në kompleksitetin e tij si projektin më të bukur dhe funksional, projektin e arkitektit austriak, që është ndër më të mëdhenjtë e kohës sonë.
Berisha u ndal edhe në debatin e madh që zhvillohet sot në Austri për parlamentin. “Ndodhi që qeveria austriake ka vendosur të rinovojë parlamentin me 300 e ca milionë euro. Tani bëhet debat i madh në Austri, të ndërtohet një parlament i ri apo të rinovojnë të vjetrin. Ky arkitekt u thotë të ngrenë një të ri, pasi kostoja është aty aty”- tha Berisha.
© Panorama.al











