Aktualisht, Kuvendi ka hapur një konkurs ndërkombëtar për projektin më të mirë për parlamentin e ri. Ofertat do të hapen në datën 20 mars. Ende nuk ka një kosto financiare të projektit, por një nga kushtet për fituesin do të jetë edhe kostoja më minimale.
Sipas projektit, do të ketë 100 zyra të reja, me nga 20 metra katrorë do të ketë për deputetët shqiptarë. Kuvendi i ri do të ketë kapacitet për më se 250 deputetë.
Ndërkohë, do të ketë 400 vende parkimi nëntokësor në kompleksin e ri parlamentar. Ky parkim është parashikuar për makinat e deputetëve dhe punonjësve.
Në total do të shpenzohen 351 mijë euro për organizimin e këtij konkursi ndërkombëtar, me qëllim përcaktimin e firmës fituese për projektimin e kompleksit të ri parlamentar. Këto fonde do të shpenzohen për jurinë dhe të gjithë infrastrukturën e konkursit.
© Panorama.al











