Konflikt mes të rinjsh, i vë flakën makinës

Mar 28, 2011 | 16:45

TIRANË- I vë flakën makinës së vajzës që donte pas një konflikti mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në zonën e “21 Dhjetorit”, në orët e pasdites. Sipas të dhënave paraprake nga vendi nga flakët është përfshirë një automjet tip Renault Clio, që raportohet të jetë pronë e një vajze nga Tirana.

Hetimet e para të bëra në vendin e ngjarjes treguan se makina ishte djegur, pasi në të ishin hedhur disa litra benzinë.

Autor i dyshuar i ngjarjes është një i ri, me të cilin vajza mendohet se ka pasur një lidhje.

Gjithsesi policia vazhdon hetimet per zbardhjen e ngjarjes, per te dale me pas me nje deklarate zyrtare.

© Panorama.al

Te lidhura