Konflikt mes të miturve në Sarandë, plagoset 15-vjeçari! Shoqërohet në polici një 12-vjeçar, detajet e para

Feb 7, 2025 | 15:11

Një konflikt i dhunshëm me dy të mitur, me pasojë plagosjen e një 15-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Adem Sheme” në qytetin e Sarandës.

ambulanca-1-1

Uniformat blu bëjnë me dije se një 15-vjeçar është goditur me mjet prerës në shpatull nga një bashkëmoshatar.

I dëmtuari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që është shoqëruar në polici një 12-vjeçar, si autor i dyshuar.

Gjatë veprimeve të mëtejshme lidhur me ngjarjen, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

NJOFTIMI I POLICISE

Sarandë

Dyshohet se plagosi me mjet prerës një 15-vjeçar, Policia identifikon dhe shoqëron autorin e dyshuar.

Sot, në mesditë, në rrugën “Adem Sheme”, lagjja nr. 2, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 15-vjeçar është goditur me mjet prerës në shpatull nga një bashkëmoshatar. I dëmtuari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta dhe reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin e mitur M. M., 12 vjeç, i cili u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë veprimeve të mëtejshme lidhur me ngjarjen, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura