Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit, Robert Cooper, ka mirëpritur arritjen e kompromisit për doganat në mes të palës kosovare e asaj serbe.
“Këto dy embargo do të hiqen tani. Kjo është e mirë për tregtinë rajonale; kjo bën që rajoni të duket më evropain”, tha Cooper.
Me marrëveshjen e së premtes u zgjodh çështja e vulave doganore, të cilat i kishte refuzuar Beogradi meqë nuk njeh pavarësinë e Kosovës.
“Vulat doganore janë të rëndësishme për çdokënd në Kosovë që përgatit produkte me qëllim të eksportimit në Serbi ose përmes Serbisë. Përgjatë tri viteve të kaluara kjo nuk ka qenë e mundur, sepse qeveria e Serbisë nuk njihte vulat doganore të Kosovës”, theksoi diplomati evropian.
© Panorama.al











