CEZ Shpërndarje ka kundërshtuar dje raportin vjetor të Entit Rregullator të Energjisë. Sipas kësaj kompanie, faturimi dhe humbjet që i janë cilësuar si dy nga problemet që kompania ka shfaqur gjatë vitit të kaluar, vijnë si rezultat i mungesës së mjeteve ligjore për të marrë masat e duhura. Lidhur me faturimet, CEZ-i ka shpjeguar, se për ato fatura që është verifikuar shkelja, është bërë anullimi, kurse humbjet vijnë për shkak të papërgjegjshmërisë së qytetarëve që vjedhin energjinë dhe mungesës së masave ligjore për ata që kryejnë këtë vjedhje. CEZ pranon se ka vend për përmirësime të vazhdueshme por në këtë prizëm kërkon mbështetjen e institucioneve.











